Duke nisur nga mesi i muajit Mars dhe për 1 vit platforma TikTok nuk do mund të aksesohet në Shqipëri.
Qeveria ka miratuar këtë të enjte vendimin për mbylljen që do të ekzekutohet nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike.
“Një vendim që ka në fokus interesin më të lartë, interesin e fëmijëve dhe të rinjve, sigurisht edhe sigurinë publike në mjedisin dixhital”.
Gjatë këtij viti, Qeveria Shqiptare do të vazhdojë komunikimin e nisur me drejtuesit e TikTokut që të merren masa për vendosjen e filtrave që pengojnë promovimin e materialeve me përmbajtje ku ka dhunë ose promovohet gjuha e urrejtjes.
“Marrjen e masave të mëtejshme duke filluar nga filtrat sa i përket moshës së aksesit, kontrollin prindëror dhe gjithashtu aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe”.
Vendimi për të mbyllur përkohësisht TikTokun erdhi pas një konsultimi me prindërit i nxitur nga vrasja e 14-vjeçarit në shkollën ‘Fan Noli’.
Aktualisht përpara Shqipërisë e kanë mbyllur TikTokun dhe 14 vende të tjera, më e fundit Australia ku janë mbyllur të gjitha rrjetet sociale.
Tv Klan