Sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni i është bashkuar Mirlind Dakut te Rubin Kazan. 23-vjeçari firmosi për 4 sezone me ekipin rus, duke nisur një përvojë të re pas atyre në Gjermani dhe Itali.
2 milion euro u pagua për Çunin i cili do të mbajë numrin 90 në fanellë dhe do të jetë një forcë më shumë për sulmin e skuadrës së Superligës së Rusisë.
Gjysma e këtyre parave do të shkojë për Bayern Munchen, klubi ku u formua si futbollist. Rubin Kazan renditet në vendin e tetë me 10 pikë pas 7 javësh kampionat. Me Kombëtaren Marvin Çuni debutoi në miqësoren me Bullgarinë e zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë.
Tv Klan