Shtohet kolonia shqiptare te Rubin Kazan. Marvin Çuni firmosi për 4 sezone me skuadrën ruse për t’u bashkuar kështu me Mirlind Dakun. Sulmuesi shqiptar hedh një hap të madh në karrierë, për të firmosur në Superligën ruse dhe nisur një aventurë të re.
Një transferim që i kushton rreth 2 milionë euro arkave të Rubinit, me sulmuesin 23-vjeçarin që do të luftojë për fanellën e titullarit pikërisht me Dakun.
Gjatë eksperiencës në Rusi, Çuni do të mbaj fanellën me numrin 90. I dalë nga akademia e Bayern Munich, sulmuesi në planet e kombëtares së madhe shpërtheu në sezonin 2020-2021, duke shënuar 23 gola dhe dha 6 asiste në të gjitha garat.
Dëmtimi në gju e pengoi për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, gjithsesi me fanellën e Sarbruken Çuni tërhoqi vëmendjen e Frosinone.
Me italianët shënoi 1 gol në 22 ndeshje kampionati në Serie A, ndërsa në sezonin aktual, 23-vjeçari realizoi një gol në nivelin e dytë të futbollit italian, përpara se të kalonte te Rubin Kazan.
Transferim nga ku kërkon të shpërthejë për t’u rikthyer sërish në planet e Sylvinhos dhe për të qenë kandidat i fortë për një ftesë të kombëtares në të ardhmen.
Klan News