Tirana është zgjuar sot me masa të forta sigurie. Forcat e Rendit kanë kontrolluar për armë mbajtje pa leje dhe persona në kërkim në të gjitha automjetet e dyshimta që futeshin në kryeqytet. Forca policore kanë patrulluar dhe në sheshin “Skënderbej” gjatë zhvillimit të paligjshëm të mitingut të PD-së në këtë shesh. Pranë sheshit dhe gjatë gjithë bulevardit janë kontrolluar lartësitë nga efektiva të Gardës.
Një kordon i ngjeshur me forca speciale është vendosur rreth Kryeministrisë. Forcat e rendit janë përqëndruar në të gjitha kalimet pranë kryesisë së Parlamentit. Forcat e Rendit dhe Garda kanë qëndruar në gadishmëri gjatë gjithë kohës së zhvillimit të mitingut,ndërkohë që gjithçka ka kaluar e qetë, krejtësisht pa incidente përveç ndonjë grindjeje të tillë mes vetë protestuesve./tvklan.al