Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Duke filluar nga orët e para të ditës së sotme, janë shtuam masat e sigurisë, në të gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë. Kështu ka ndodhur në rrugën e Ambasadave, ku numri i policisë së shtetit në dy anët e saj, në postblloqet nga rruga e “Durrësit” dhe në rrugën e “Kavajës”, numri i uniformave blu ka qenë sot i trefishuar në krahasim me ditët e tjera.

Po ashtu në këtë rrugë ku janë të përqendruara shumica e ambasadave të akredituara në vendin tonë, shtimi i numrit të policisë është shoqëruar dhe me masa të tjera kontrolli, kundrejt të gjithë atyre që kalojnë nëpër këtë rrugë. Dhe pranë ambasadës italiane, u vu re një gjë e tillë, pra shtimi i forcave policore që janë stacionuar pranë kësaj ambasade gjatë gjithë ditës./tvklan.al