Ky është 45-vjeçari Aleksandar Martinoviç, i cili në gjendje të dehur vrau me armë zjarri 11 persona dhe plagosi 4 të tjerë në Mal të Zi përpara se ti jepte fund jetës duke u vetëvrarë.

Shumica e viktimave janë shënuar brenda një restoranti në zonën e Cetinjes pas një debati verbal me pronarin e lokalit ku autori po pinte.

Në gjaknxehtësi e sipër ai vrau pronarin dhe dy fëmijët e tij të moshës 10 dhe 13 vjeç dhe një person tjetër.

Autori më pas shkoi në tre vende të tjera, duke vrarë edhe disa persona të tjerë.

Pas disa orë ndjekje nga policia, 45 vjeçari u vetëvra pranë shtëpisë së tij në qytetin e Cetinjes.

“Kur pa se ishte në një situatë të pashpresë, ai qëlloi veten”, tha ministri i Brendshëm Danilo Saranoviç, i cili sqaroi se autori ndërroi jetë teksa po transportohej në spital.

Kryeministri malazez MilojkoS pajiç e quajti ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare. Edhe Presidenti Jakov Milatoviç reagoi duke thënë se ishte “i tmerruar” nga sulmi.

Spajiç tha se autoritetet do të konsiderojnë shtrëngimin e masave për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke përfshirë mundësinë e një ndalimi të plotë të armëve.

Tv Klan