3 të vrarë dhe 6 të plagosur është bilanci nga të shtënat me armë brenda një shkolle në Wiskoins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia thotë se masakra brenda shkollës së krishterë është kryer nga një nxënës i këtij institucioni arsimor i cili mbeti edhe vetë viktimë brenda klasave.
Policia bën me dije se i mituri nuk humbi jetën nga të shtënat e efektivëve që mbërritën në vendin e ngjarjes, por dyshohet se ka qëlluar veten pas tragjedisë.
Shkolla ka një kampus prej 28 hektarësh dhe uebsajti i saj krenohet me klasat e vogla dhe kujdesin e shtuar për nxënësit nga rreth 200 familje.
Kjo ishte java e fundit e mësimit pasi shkolla do të mbyllet për pushimet e Krishtlindjes. Masakra në shkollat amerikane është një histori që përseritet duke bërë që në zgjedhjet e fundit përdorimi i armëve u kthye në objekt të përplasjeve politike.
Në drejtësinë amerikane, në ngjarjet e fundit ku fëmijët kanë kryer masakra kundrejt shokëve të klasës, përgjegjësi penale kanë pasur edhe prindërit të cilët kishin neglizhuar ekspozimin e fëmijëve ndaj armëve sulmuese.
Klan News