Një mësues dhe një nxënës adoleshent humbën jetën nga një sulm me armë në një shkollë private me profil fetar të krishterë në Madison të Wisconsin në Shtetet e Bashkuara.
Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe 6 nxënës të tjerë. Një 15-vjeçare, nxënëse e shkollës është autore e sulmit, pas të cilit ajo edhe u vetëvra.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta. Presidenti në detyrë Joe Biden tha se ky rast ishte një tjetër motiv pse kongresi duhet të miratojë kufizimin e përdorimit në masë të armëve.
Tv Klan