Një shpërthim ka shkatërruar një bllok apartamentesh në qytetin e Hagës në Holandë. Autoritetet lokale thanë se 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja nëse ka persona të tjerë. 5 banesa pësuan dëmtime nga shpërthimi.
Shkaqet e tij janë ende të paqarta, por dëshmitarët thanë se një makinë është larguar me shpejtësi shumë të lartë menjëherë pas ngjarjes.
Kryeministri Dik Shof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga kjo tragjedi.
Tv Klan