Tre persona kanë humbur jetën e 5 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë. Sipas KlanKosova, aksidenti ka ndodhur në fshatin Çubrel të Skenderajt. Mësohet se 3 viktimat i përkasin të së njëjtës familje. Bëhet fjalë për shtetasit Z.G, rreth 70 vjeç, A.G, rreth 50 vjeç dhe G. G, rreth 48 vjeç.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Pas aksidentit tragjik, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete.
Edhe kreu i Parlamentit Glauk Konjufca është shprehur i tronditur me ngjarjen, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave. Duhet theksuar se 4 prej të plagosurve janë punonjës policie. Inspektoriati Policor i Kosovës është përfshirë po ashtu në hetimin e rastit, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/tvklan.al