Ky filmim tronditës tregon pasojat e sulmi të artilerisë ruse në qytetin jugor të Hersonit.
Pamjet e shpërndara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë se predhat e artilerisë ruse ranë në një treg fruta-perimesh në këtë qytet dhe viktima mbetën disa banorë, pa asnjë lidhje me konfliktin ushtarak mes Moskës dhe Kievit, që kishin dalë për të bërë blerjet e ditës.
Nga sulmi u dëmtuan edhe ndërtesa të tjera në qendër të Hersonit, ndër të cilat Pallati i Rinisë dhe Studentëve.
Moska nuk e ka komentuar këtë rast, ndërsa në të kaluarën e ka mohuar gjithmonë se godet objektiva civile, përveçse ato ushtarake ukrainase. Megjithatë, këto pamje nuk kanë nevojë për koment.
Luftimet ndërkaq, vazhdojnë në front në rajonin lindor të Donjeckut, atje ku rusët po zgjerojnë edhe më tej hartën e pushtimeve të tyre në territorin ukrainas.
Tv Klan