Brikena Kollçinaku:  “Kryetari i Partisë Socialiste vijon të flasë si kryetari i Partisë Komuniste në vitet 40. Epoka kur Shqipëria luftonte analfabetizmin është mbyllur prej dekadash, shkolla shqiptare sot po realizon projektin e moshës së internetit për një kohë shumë të shkurtër në të gjitha shkollat e vendit janë pajisur me rreth 15 mijë kompjuterë për një mësimdhënie të informatikës dhe laboratorëve  virtual. Statistikat për vitin shkollor 2007-2008 dëshmojnë se vetëm 0.87% e nxënësve nuk kanë frekuentuar arsimin e detyruar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon që edhe kjo shifër të minimizohet nëpërmjet shumë nismave siç është dhe projekti cilësi dhe barazi në arsim, dyfishimi i pagave të mësuesve dhe trajnimi i tyre apo investimet në godina arsimore e të tjerë. Shprehim keqardhjen që kryetari i opozitës nuk ofron asnjë alternativë të kohës.”/tvklan.al