Brikena Kollçinaku: “Lidhur me deklaratën e djeshme të Partisë Socialiste, ministria e Arsimit dhe Shkencës dëshiron të sqarojë opinionin publik se në rrethin e Durrësit ka gjithsej 2079 mësues dhe ndër a vetëm 112 mësues janë pa arsimin përkatës, kryesisht në zonat rurale ose 5.3% e tyre. Nuk mund të mos shprehur keqardhjen që kryetari i opozitës deklaron në Durrës se në çdo 5 mësues 4 prej tyre janë pa shkollë, ç’ka nuk do të guxonte ta bënte asnjë militant socialist fanatik apo analfabet. Keqardhje shprehim gjithashtu dhe për shifrat e rreme që zoti Rama përdor për arsimin profesional. Numri i nxënësve në gjimnaze dh enë shkolla e mesme profesionale në këtë rreh është 8235 nxënës nga këta 2049 ndjekin shkollat e mesme profesionale ose 25% e këtyre nxënësve.”/tvklan.al