Për të gjithë ju që në kushte shtëpi keni qejf që të përgatisni maska për lëkurën, flokët pra në tërësi për kujdesin ndaj vetes tuaj, po ju sjellim më poshtë mënyrën e përgatitjes dhe aplikimit të një maske.
Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë e ftuar biologia Arjeta Dema, e cila ka prezantuar maskën për një lëkurë të thatë dhe të ndjeshme që mund t’i bëni shumë thjeshtë në shtëpi.
Përbërësit:
1 lugë kafe argjilë të kuqe dhe të bardhë
1 lugë kafe argjilë e kuqe
Ujë trëndafili, ose në kushte shtëpi thjeshtë ujë ose çaj
Vitaminë E
Përzieni dy argjilat, të kuqen dhe të bardhën. Pastaj përdorni tonikun e trëndafilit për ta trajtuar në trajtë kremoze. Trazojeni. Më pas mund t’i shtoni vitaminë E, mjaftojnë 2 pika. Para se të aplikojmë në çdo lloj produkti në lëkurë, ena duhet të jetë e pastruar dhe e larë. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë për çdo tipologji lëkure./tvklan.al