Pas presionit nga ana e Brukselit se Britania e Madhe është vonë dhe duhet të kap stacionin e fundit për të konkretizuar Brexit-in, qeveria e kryeministres Theresa May firmosi një plan për kushte të reja tregtare me BE.
Pas një mbledhjeje të gjatë, ministrat britanikë ranë dakord për krijimin e zonave të lira tregtare me Unionin, sa i përket prodhimeve bujqësore dhe industriale.
Ministrat mbështetën gjithashtu atë që mund të quhet një territor i përbashkët doganor, një nga pikat më delikate të marrëveshjes së Brexit-it, e kërkuar fort nga Brukseli. Plani i qeverisë britanike kërkon miratimin në parlament, ku konservatorët e Theresa May-t i kanë votat, por sfida e kryeministres është të bindë disa nga deputetët skeptikë.
Tv Klan