Deputetët rrëzuan sërish mbrëmjen e së martës planin e ndryshuar Kryeministres Theresa May për Brexit-in. Plot 149 vota më shumë dolën kundër shefes së qeverisë. Rezultati i thellë ishte 391 kundër, 242 pro.
Menjëherë pas daljes së rezultatit, May mori fjalën duke njoftuar se do t’i kërkojë parlamentit që të bëjë hapin e fundit dhe fatal sipas saj, atë të votimit të një Brexit pa marrëveshje. Por për të bindur rebelët brenda shumicës së saj qeverisëse, Kryeministres i nevojiten argumente me zë të plotë.
Shefja e qeverisë shtroi në tryezë edhe planin B, atë të votimit të një marrëveshjeje të re, por tha se Brukseli kërkon garanci për detajet e saj.
Ndërsa lideri i opozitarëve laburistë Jeremy Corbin tha se refuzimi i radhës i marrëveshjes është një goditje e rëndë për qeverinë. May-t i ka ardhur ora, duhet të shkojmë në zgjedhje, tha Korbin.
Theresa May arriti të bindë kreun e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për ndryshime në marrëveshjen e parë. BE pranoi të bëjë lëshime dhe të diskutojë një model të ri për marrëveshjen doganore në Irlandë. Por Juncker paralajmëroi se nuk do të ketë më asnjë mundësi për një tjetër marrëveshje.
Edhe Këshilli Europian pohoi se Brukseli i ka bërë hapat e tij dhe se zgjidhja duhet të gjendet në Londër.
Kur duhen rreth 2 javë nga skadimi i afatit, skenari më i mundshëm duket se është ai i një Brexit pa marrëveshje. Gjermania dhe Franca janë vendet e para që kanë marrë masat për një skenar të tillë, duke shtuar praninë në dogana për t’u mbrojtur nga ajo që ekspertët e quajnë si zgjidhja më e keqe për të dyja palët.
Tv Klan