Situata e Kilian Mbape në Kombëtaren e Francës është e komplikuar. Trajneri Didier Deschamps e ka bërë të qartë se mosgrumbullimi i tij nuk ka të bëjë me problemet josportive të futbollistit.
Lojtari i Real Madridit po hetohet në Suedi pas një denoncimi për përdhunim të ndodhur në Stokholm.
Sipas spanjolles “AS” , pikërisht kjo çështje është shkaku i përjashtimit të futbollistit dhe paralelizmi është bërë me rastin e Karim Benzemasë.
Tekniku e la këtë të fundit jashtë kombëtares nga viti 2016 deri në vitin 2021, për shkak të skandalit me videoregjistrimin të Mathieu Valbuenas, ku i përfshirë ishte edhe Benzema.
Sulmuesi nuk mori pjesë në Botërorin e fituar në 2018 dhe e riveshi fanellën vetëm në Euro 2020, të luajtur 1 vit më pas për shkak të Copvid-19.
Por ky nuk është problemi i vetëm i Mbappe. Në Spanjë situata me Real Madridin nuk është aspak e mirë. Nisja e sezonit për francezin ka qenë e komplikuar.
Kritika ka, pasi është krijuar ideja se te futbollistit i mungon dëshira për të sakrifikuar veten në fazën e mbrojtjes.
Mungesa në kombëtare për dy sfidat e Ligës së Kombeve do të shërbejë për francezin për të punuar e për t’u përshtatur me shumë me “Los Blankos”.
Por në Francë raportojnë se për shkak të përplasjeve me trajnerin e “Les Blues” Deschamps, Mbappe ka marrë vendimin që të mos t’i përgjigjet më thirrjeve për t’u grumbulluar me kombëtaren.
Klan News