Kylian Mbappe, bëri prezantimin si lojtari më i ri i Real Madrid. Sulmuesi, në fjalët e para, e konsideroi si ëndërr të bërë realitet, ndërsa theksoi se ndihet si fëmijë i lumtur.
Mbappe falënderoi presidentin Perez që e afroi, por edhe tifozët madrilenë.











“Është diçka e pabesueshme të jem këtu. E kam ëndërruar gjithmonë të jem një lojtar i Real Madrid dhe të mbaj veshur këtë fanellë. Tani ndihem si një fëmijë i lumtur. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, i cili besoi te mua nga dita e parë, duke kaluar vështirësi të ndryshme.
Gjithashtu dua të falënderoj edhe tifozët e Real Madrid, që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë gjithë viteve dhe më bënë të ndihme krenar që jam këtu. Jam te klubi më i mirë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë.”, tha ai.
Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 9 te Real Madrid, ndërsa ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2029. /tvklan.al