Orët e lirisë për Alfred Belerin, ish-kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, aktualisht eurodeputet i Greqisë, përfunduan këtë të shtunë.
Ai u kthye në qelitë e burgut të Fierit 5 ditë pasi doli, sipas detyrimit të lejes shpërblyese që mori për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg. Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës për zgjedhjet e 4 gushtit, Petro Gjikuria.
Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 dhe më pas u gjet fajtor nga dy shkallë të gjyqësorit në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, pasi rezultoi se kishte dhënë para në këmbim të votave që e bën fitues në Himarë.
Gjatë kohës që po gjykohej ai u kandidua nga partia Neo Demokracia e kryeministrit Mitsotakis si eurodeputet dhe fitoi.
Ndërkohë Beleri i është drejtuar Gjykatës së Fierit për liri me kusht, në mënyrë që të lërë burgun para tetorit 2024 kur edhe përfundon dënimin me 2 vite heqje lirie. Kërkesa është ende në shqyrtim.
Tv Klan