Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili është duke vuajtur dënimin një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit arsyetimin e vendimit.
Avokati i tij, Ledjo Braho në kërkesë shkruan se “i dënuari Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin e vendimit, e ka ekzekutuar atë vullnetarisht.” Në këto kushte, thotë avokati i Salianjit, “kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim”.
Salianji u vetëdorëzua më 27 Shtator dhe po vuan dënimin në burgun e Fierit.
Klan News