Në orët e mbrëmjes të së enjtes në Institutin e Shëndetit Publik mbërritën 375,000 doza të vaksinës Pfizer, nga Bashkimi Europian. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, shkruajti ministrja.
Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur rreth 3 milionë doza vaksine anti-Covid. Mbi 1 milionë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa rreth 145 mijë kanë marrë dhe dozën e tretë përforcuese./tvklan.al