Preza: Rol kyç në këtë proces luan mjeku i familjes. Për fëmijët duhet aprovimi i prindërve, ofrohet vetëm Pfizer
Prej 1 Nëntorit edhe në vendin tonë do të nisë vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës antiCovid. Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç.
Mjekja: Një rol luan të rëndësishëm edhe në këtë fazë luan mjeku I familjes, sepse doza e tretë bëhet në konsultë me mjekun. Mund të ketë një kombinim të vaksinave.
Po mjekët e kanë me detyrim dozën e tretë?
Mjekja: Ata janë në vijën e parë dhe do duhet të vaksinohen me dozë të tretë nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.
Prej fillimit të Nëntorit do të ulet dhe fasha e vaksinimit në 16 vjeç. Për këtë grupmoshë sipas ekspertëve të ISHP-së rekomandohet vetëm vaksina Pfizer. Ndërkohë që do të kenë mundësi të vaksinohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç me probleme shëndetësore.
“Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, do kenë mundësi të vaksinohen me Pfizer, duke marrë edhe konsensusin e prindërve”.
Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19 e kanë grumposha mbi 70 vjeç. Ndërsa bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.
“Mbi 46% e popullsisë target mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë. Ndërsa me dy doza janë rreth 40%”.
Në të gjithë vendin janë administruar 1.9 milionë doza të vaksinës antiCovid. Rreth 890 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.
Klan News