Kjo është kutia e parë me fletët e votimit, që arriti në KQZ-në e Tiranës në orën 19 e 30 minuta. Ajo përmbante votat e qendres së votimit numër 1934 të Njësisë Bashkiake numër 8. Ndërsa përfaqësuesit e partive kryesore, përkatësisht Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk dhanë ndonjë rezultat paraprak në lidhje me kandidatët e tyre për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Musa Ulqini: “Shifrat që kemi janë të tillë, deri në orën 18:00, kishin votuar gjithsej 29180 votues nga 48062 votues që kane votuar më 12 tetor në këto 118 qendra votimi. Kjo është shifër reale, me të cilën ne duhet të krahasohemi, që do të thotë, kanë votuar 60.7% e qytetarëve të keryeqytetit. E besojmë se sot ka qenë dita më e qetë e votimit në kryeqytet, incidentet që u vunë re në dy tre raste paradite janë të tilla që nuk e zbehin aspak mënyrën se si sot është zhvilluar procesi zgjedhor në kryeqytet dhe e veçanta e ditës së sotme ka qenë sjellja e KZQ-ve se bashkisë me në krye kryetarin, Ali Kuçeku, ka qenë një komision, i cili e ka dëgjuar procesin në mënyrë shumë korrekte, ka patur shumë mirëkuptim, shumë tolerancë.”
“Sipas të dhënave që kemi, përqindja vërtetë, nga 20% pjesmarrje deri në 25-26%. Aq më shumë, se sot pritej një votim i qetë, i pjesshëm, kjo është e vërteta.”
Ndërkohë, në Komisioni Qendror të Qeverisjes Vendore, vazhdojnë të vijnë kutitë me vota nga qendrat e tjera të votimit.”/tvklan.al