Një qendër e votimit në Maricopa County, Arizona është detyruar të mbyllet pasi protestues të armatosur, mbështetës të Trump u përballën me policinë dhe sigurimin jashtë qendrës. Një nga ata arriti të futej brenda, duke detyruar qendrën të mbyllet bashkë me stafin.
Ndërkohë që, qindra milje në lindje, Biden deklaroi fitoren në Michigan dhe Wisconsin, duke i marrë këto dy shtete nga kontrolli i republikanëve. Garë e ngushtë po vazhdon të zhvillohet në Georgia, Pennsylvania dhe North Carolina.
Shtetet lindore fillimisht kishin treguar epërsi të mëdhe për Trump, të cilat ranë ndërsa filluan të numërohen fletëvotimet me postë. Ndërsa Trump akuzoi për mashtrim dhe filloi procese gjyqësore në këto vende.
Në situatën e tanishme, për t’u bërë Presidenti i ardhshëm Biden duhet të mbajë vetë kryesinë e tij në Arizona dhe të fitojë në Nevada, shtet në të cilin akoma po vazhdon numërimi.
Ndërsa, Trump duhet të rimarrë ose Arizonën ose Nevadën dhe do i duhet fitore në Georgia, Pennsylvania dhe North Carolina, në mënyrë që të marrë një mandat të dytë për President./tvklan.al