23 vatra zjarri u regjistruan në 24 orët e fundit, nga të cilat 21 janë shuar, ndërsa 2 mbeten ende aktive.
Ministria e Mbrojtjes, nga dhe varen Emergjencat Civile, thotë se aktualisht mbetet aktive zjarri në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të flakëve.
Aktive është edhe vatra e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Për shuarjen e zjarreve ministria thotë se u angazhuan 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura dhe atyre të rendit, të cilat u ndihmuan nga një helikopter Cougar dhe 2 avionët Canadair të ofruara nga Greqia.
Tv Klan