4 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Posaçme me dyshimet se kanë futur dhe pastruar në Shqipëri para të krijuara nga aktiviteti i trafikut të drogës.  Paratë e pastruara sipas SPAK ishin të vëna nga dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj në Belgjikë dhe Norvegji, ku edhe janë dënuar për çështje droge.

Të dy ata janë ndihmuar në një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme nga Ardjan Malasi, i cili nëpërmjet kompanisë së tij private të ndërtimit, duke futur në sistem lekët cash ka kryer veprime fiktive dhe investime në mënyrë që të vinte pasuri të pastër për dy vëllezërit.

SPAK thotë se të tre ata kanë bashkëpunuar si grup kriminal me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të pastrojnë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë. Ndërkohë hetimet dhe letërporosia e sjell nga autoritete belge gjeti në bashkëpim në një episod edhe ish-zyrtaren e Kadastrës, Rajmonda Dashin, e cila akuzohet vetëm për pastrim parash. Në kuadër të këtyre hetimeve janë vënë në sekuestri dhe kërkohet konfiskimi i 16 apartamenteve në Fier e Tiranë, si dhe 5 pasuri të tjera.

Të pandehur:

Besjan Ramaj, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup kriminal”

Leonard Ramaj, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup kriminal”

Ardjan Malasi, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup kriminal”

Rajmonda Dashi, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Tv Klan