“U thirra për një çështje për të cilën dhashë shpjegime”, kështu ka deklaruar para gazetarëve Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku.

Ai qëndroi mbi dy orë në SPAK, por nuk dha detaje për cilën çështje është pyetur konkretisht nga prokurorët.


Teksa ai ndodhej brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, demokrati Belind Këlliçi e akuzoi se “me firmën e tij janë prishur 13 pallate në kryeqytet”.

Demokrati tha se posedonte dokumente për këto pretendime, duke i bërë thirrje kreut të SPAK të çojë “para drejtësisë titullarët e bashkisë Tiranë”.

/tvklan.al