Në zonën e plazhit në Divjakë, aty ku deti është tërhequr dhe toka ka marrë përparësi, janë mbjellë pisha. Është ky aksioni vullnetar që bëri bashkë qytetarë, por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme

“Nga Shkodra kam ardhë me vajzat e mia, është e treta herë që ne vijmë këtu me mbjellë do fidana”, tha një qytetare.

“Po kam marrë pjesë, mund të kem marrë pjesë mbi 9-10 herë këtu në Divjakë”, tha një tjetër qytetar.

Në këtë organizim kishte edhe shtetas të huaj.

“Është hera e katërt, kam qenë tre herë vitin e kaluar dhe kam bërë reklamë për të sjellur disa miq të huaj”, tha një qytetar nga Zvicra.

“Jetoj në Shqipëri prej disa muajsh. Kam shumë dëshirë të përfshihem në aktivitete që i shërbejnë vendit”, tha një tjetër shtetase e huaj.

Në total u mbollën 2300 pisha

“Sipërfaqes së parë Divjaka Vrastapo i shtohen 2300 fidanë pishë të tjera, e cila do të ndikojë në hapësirën e gjelbër dhe në rritjen e oksigjenit të parkut”, tha Fotjon Prenci, drejtor i ADZM në Fier.

Mbjellja e pishave u organizua në kuadër të nismës së vitit të pyjeve, që është ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit.

Klan News