Venecia u bë qyteti i parë në botë këtë të enjte që prezantoi një sistem pagese për turistët në një përpjekje për të pakësuar turmat e turistëve që grumbullohen nëpër kanale gjatë sezonit të pikut të festave.
Tabelat që paralajmëronin udhëtarët ditorë për tarifën e re prej 5 Euro u vendosën jashtë stacionit të trenit dhe pranë një ure hyrëse, duke u thënë vizitorëve se duhej të paguanin përpara se të hynin nëpër rrugicat e ngushta të Venecias.
Të gjithë udhëtarët në Venecia do të duhet të regjistrojnë vizitën e tyre paraprakisht dhe të marrin një kod në internet , por ka edhe vende të posaçme në dispozicion për ata që nuk kanë smartphone. Por si u prit zbatimi i një vendimi që kishte muaj që ishte paralajmëruar nga autoritet italiane
“Kjo nuk është e drejtë. Unë e konsideroj Venecian si qytetin më të bukur në botë dhe t’i privosh një personi me një buxhet të ulët mundësinë për të ardhur këtu për një ose dy orë për të shijuar këtë qytet është padyshim një turp.”
Për studiuesit, Venecia është shembull i turizmit masiv dhe janë banorët ata që po vuajnë nga pasojat.
Gjatë vitit të kaluar, UNESCO tha se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore në rrezik, pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmi masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme për qytetin ikonë të turizmit italian.
Klan News