Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit.

Anëtarët miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozimi për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.

U miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt Maj-Qershor.

Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit shqiptar.

Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026. /tvklan.al