Sikundër ishte paralajmëruar mbledhja e KRTRSH miratoi projektet për ndërtimin e katër fabrikave të prodhimit të çimentos dy fabrika do ndërtohen në Lezhë, një në Shkodër dhe një në Fushë Krujë. Me kapacitet prodhues më shumë se 3 milion çimento në vit.
Kryeministri Sali Berisha theksoi sërish nevojën e shoqërimit të këtyre projekteve me studime mjedisore si një garanci më shumë për banorët e këtyre zonave.
Sali Berisha: “Studimi duhet të ketë një studim transparent dhe do të jetë objekt i një diskutimi të hapur me kurbën e interesit siç ishte rasti i Vlorës, ku ato kishin nënshkruar një marrëveshje me TEC-in e Vlorës i cili prodhon ndotje sa 500 pesa, sa veturat e një qyteti të vogël, kaq është ndotja dhe po kështu po do veprohet dhe me industrinë e çimentos, industri jetike për vendin. Kriteret e mjedisit, kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo antiglobalizmin. Do të jenë përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme. Dua të denoncoj me forcën më të madhe antiglobalizmin si një transigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste. Ju e keni të qartë se për cilin është fjala të nesërmen e mbledhjes së KRTRSH zotëria doli dhe në mënyrën më të papërgjegjshme, u deklaroi shqiptarëve se termocentrale me qymyr nuk ndërtohen më kërkund në Evropë. Pa çka se janë në rikthim të fuqishëm, po ndërtohen 3 në Itali, 3 në Gjermani dhe për ironi të fatit ditën që deklaronte se nuk ndërtohen kund në Evropë u vendos nga Banka Botërore të ndërtohet një nga më të mëdhenjtë e rajonit në Kosovë bashkë me qeverinë e Kosovës.”
Edhe në këtë mbledhje të KRTRSH kryetari i qeverisë ironizoi kryetarin e PS-së Edi Rama referuar disa qëndrimeve të këtij të fundit mbi procesin zgjedhor.
Sali Berisha: “Nesër me fabrikat e çimentos do lidhet edhe njohja apo mos njohja e zgjedhjeve, se kështu e bëri edhe herën e parë. Kështu e bëri herën e parë nuk i njoh tha, këto termocentrale tha nuk i njoh.”
Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi prezantimin e një projekti për kompleks sportiv në komunën Bubq, për të theksuar nevojën për investim të integruar. Kryeministri iu referua bregdetit duke theksuar nevojën për të hequr dorë nga praktikat e ndërtimit kaotik.
Sali Berisha: “Çdo gjë që vjen këtu dhe që miratohet nga sekretaria teknike dhe KRTRSH-ja zhvillohet më tej veçse si një investim i integruar dhe si një zhvillim i integruar. Ne kemi një shans unik në mbarë Evropën, një breg të virgjër në pothuaj 93-94% të gjatësisë së tij. Do të ishte pafalshme të ripërsërisim Durrësin, siç e dini ka qenë absolutisht një nga plazhet më të bukura. Kjo histori nuk do përsëritet më.”
Mbledhja e KRTRSH-së parashikonte prezantimin e një seri planesh të përgjithshme rregullues, ndër ta i Voskopojës. Edhe këtu kryetari i qeverisë ironizoi kryebashkiakun Edi Rama.
Sali Berisha: “Po pëson mumifikimin, e dini ju që historia e mumifikimit është interesante. I fusnin muaj të tërë në rërat e shkretëtirës edhe ai e ka fut atë koliben që ka ndërtuar në mes të sheshit. …”/tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi