Blushi: Nuk kandidoj për kreun e PS-së

Ben Blushi: “Ne kërkuam, disa anëtarë kryesie që kongresi t’i lihet autonomi për të vendosur me votë nëse i do apo jo këto ndryshime statusore. Kongresit mesa duket do të zhvishet nga mundësia për të vendosur me votë të lirë nëse do apo nuk do që statuti i Partisë Socialiste të ndryshojë në këtë rast. Sigurisht u ndoq një teknologji e vjetër e Partisë së Punës sipas të cilës kur nuk do të zgjidhësh një problem për një komision. Ndryshimet që propozova dhe që propozuam në statut, të cilat synonin një arkitekturë tjetër të Partisë Socialiste po refuzohen dhe mesa duket do refuzohen në mënyrë komfortë për shkak se ky kontekst është ai që po duket, i zymtë përgjithësisht për shkak se Partia Socialiste mesa duket po imponon me shumicë kartonësh një mendim që unë nuk e ndaj përgjithësisht sa i takon zgjedhjeve të datës 28 qershor. Për shkak se Partia Socialiste me imponim nga lart nuk po gjen kurajo dhe aftësi për tu korrigjuar dhe për tu futur në një fazë të re cilësore të një opozite e cila e shikon Shqipërinë me realizëm dhe sigurisht për shkak se mesa duket nuk do kemi një garë po do kemi një votëbesim të kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste dhe për një arsye tjetër që ja vlen të jetë e fundit për shkak se konkurrohet në fakt për një mandat të ndërprerë 2-vjeçar dhe për çdo kandidat përjashto Edi Ramën është e pamundur që të ketë një filozofi drejtimi për një mandat 2-vjeçar, konkurrohet vetëm për 2 vjet, pra ky është një mandat i ndërprerë. Konkurrohet për tepricën e këtij mandati. Unë këto zgjedhje kam vendosur të mos jem  kandidat, do jem vetëm një votues i thjeshtë si 60 mijë anëtarë të Partisë Socialiste.”

Malaj: Vendimet e kryesisë, hap mbrapa për PS-në

Arben Malaj: “Fatkeqësisht kjo mbledhje kryesie pati vetëm një aspekt formal duket sikur u respektua kërkesa e 8 anëtarëve të kryesisë dhe e kolegëve që janë pjesë e sekretariatit ekzekutiv. Fitoi mendimi për të bërë një kongres të mbyllur që është një hap pas. Nuk u mor parasysh propozimi për ndryshimet në statut. Është e njëjta kryesi që ndryshoi kushtetutën e shqiptarëve me gjysmë orë diskutime dhe mbron në mënyrë fanatike ndryshimet përmirësuese që disa kolegë i konsideruan  përmirësuese për dokumentin themelor të Partisë Socialiste. Pra duket se ka një ndarje të qartë midis një vullneti të deformuar për të pasur një shumicë brohoritëse dhe numerike dhe mosmarrjen e përgjithësisë për sfidat e vështira që ka Partia Socialiste. Për ne Partia Socialiste është një aset i rëndësishëm i politikës Shqiptare, është një portë e madhe, është një portë moderne dhe përgjithësia e të mandatuarve sidomos në lidership dhe në kryesinë e saj qoftë në nivel qendror qoftë në nivel vendor është jashtëzakonisht e madhe në këtë moment. Partia Socialiste nuk po rigjen forca dhe këtu fillon përgjegjësia e liderit të saj që ta shikojë të vërtetën në sy, të kuptojë çfarë ka bërë gabim dhe të nisë korrigjimet e menjëhershme. Përgjithësisht krizat e vështira edhe në një forcë politike rrisin përgjegjësinë për kompromise dhe kufizojnë në maksimum arrogancën numerike.”

Gazetarja: “Do të kandidoni ditën e shtunë për kryetar të Partisë Socialiste?”

Arben Malaj: “Kongresi të paktën tek pjesa e kandidatëve potencial nuk do të jetë i mbyllur.”/tvklan.al