Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Incidenti i djeshëm i ndodhur në ambjentet e Konfrencës së Socialistëve Tiranas, ka qenë objekti i debateve mes anëtarëve të kryesisë së kësaj partie e mbledhur nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm Pandeli Majko.

Ish-kryefinancieri Arben Malaj ka kërkuar vendosjen e masave të rrepta në ambjentet ku do të zhvillohet Kongresi për të shmangur incidentet dhe manipulimet. Duke marrë shkas nga prania e trupave speciale të policisë së Vlorës në ambjentet e Konferencës së Tiranës, Malaj ka kërkuar të hetohet më tej statusi i këtyre personave, lidhjet me të tjerë dhe të nxirren përgjegjësitë përpara Kongresit.

Mbledhja e Kryesisë Socialiste ka filluar me rreth 40 minuta vonesë, kun ë selinë qëndrore të kësaj partie ka mbërritur Kryemnistri Pandeli Majko dhe trupat ruajtëse të Gardës së Republikës. Më parë kishin mbërritur në këtë seli Zv/kryeministri Ilir Meta, nënkryetari i parlamentit Namik Dokle, anëtarët e tjerë të kryesisë socialiste Lush Përpali, Luan Rama, Maqo Lakrori, Ylli Bufi, Arben Malaj, Gramoz Ruçi etj.

Para Majkos ka mbrritur në selinë qëndrore të PS Ministri i Informacionit Musa Ulqini. Është kjo mbledhja e fundit me këtë përbërje e kryesisë socialiste, ndërkohë që nesër paradite zhvillon mbledhjen e fundit edhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues Socialist. Në këto mbledhje do të shqyrtohen listat e 550 delegatëve të Kongresit, si dhe propozimeve të grupeve të punës për ndryshime në programin dhe statutin e PS./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame