Qeveria ka vendosur të shkurtojë numrin e funksionarëve të shtetit të cilëve do tu pagohet (paguhet) pa limit fatura e telefonit celular. Do të jenë vetëm 6 funksionarë kryesorë ata të cilët do ta gëzojnë këtë të drejtë: presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe prokurori i përgjithshë e ndërsa përrreth 80 funksionarët e tjerë pagesa e telefonit do të përballohet nga shteti deri në kufirin e 70 000 lekëve. Ky ndryshim është arsyetuar me uljen e shpenzimeve operative të institucineve buxhetore. Në mbledhjen e tij këshilli i ministrave miratoi vendimin për kohëzgjatjen e punës në institucionet shtetërore. Kështu orari ditor i punës nga e hëna deri ditën e enjte fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16e30, ndërsa ditën e premte puna fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 14:00. Gjithashtu në mbledhjen e saj qeveria miratoi përdorimin e certifikatës provizore të pronësisë së pasurive.
Aldrin Dalipi: “Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ngarkohen për të kryer regjistrimin provizor të objektit në fazën përfundimtare të karabinasë. Ky regjistrim dhe pajisja me certifikatën përkatëse, pra të miratuar sot i hap rrugë investitorëve dhe qytetarëve që të kenë mundësi të marrin pronësinë e ligjshme provizore për objektin që disponojnë. Gjithashtu impakti do të jetë i dukshëm për qytetarët në marrjen e kredive nga bankat në këtë funksion.” /tvklan.al