Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ndër të tjera Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij dhe një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me shqyrtimin e pastërtisë dhe për dhënien certifikatës së sigurisë, personave që do të njihen me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror. Gjithashtu në këtë mbledhje, u përcaktuan rregullat e procesit të klasifikimit të sekretit shtetëror.
Në këtë mbledhje, u vendos edhe për procedurat që përdoren për identifikimin e tij dhe të delegimit të autoritetit të klasifikimit dhe të deklasifikimit të zhvlerësimit të informacionit të caktuar, si sekret shtetëror, informacion që ndodhet në rrjetin kombëtar të arkivave./tvklan.al