Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të demokratëve në legjislaturën e re, kryeministri e rezervoi për të falënderuar posaçërisht të sapo zgjedhurit, ata që u rikonfirmuan apo dhe ata që nuk janë më ligjvënës. Falënderimin kryeministri e shfrytëzoj po aq për të theksuar se ky është mandati i vështirësive të mëdha për shaka të objektivave ambicioz, më kryesori integrimi në Bashkimin Europian.
Sali Berisha: “Kombi shqiptar e ka jetike procesin e integrimit në BE. Ne e marrim atë si një proces të bazuar mbi meritën dhe me këtë dua të bëjmë përpjekje më të mëdha, më serioze, reformat më të thella, në mënyrë që t’u ofrojmë qytetarëve shqiptar ato standarde, ato norma, ato praktika që gëzojnë qytetarët e vendeve të zhvilluara të BE-së”.
Por sigurisht kryeministri nuk harroj të bëj një rivlerësim publik të procesit zgjedhor, kjo dhe si përgjigje ndaj akuzave të PS. Berisha tha se në 28 qershor u zhvilluan zgjedhjet më të mira në historinë e vendit. Si argumenta për të mbështetur këtë arsyetim, kryeministri kujtojë mungesën e problemeve me listat e zgjedhësve, garantimin e transparencës në numërimin e votave, numrin e numrin e vogël të animimeve gjithsej 18 e mbi të gjitha sistemin zgjedhor për të cilin vendosi opozita.
Sali Berisha: “Se për sa kohë të jem në pushtet, unë Sali Berisha, do t’i njoh të drejtën e opozitës të zgjedh dhe rizgjedh cilindo sistem zgjedhor që të doj përveç Dushkut, se ai na turpërojë. Unë mbetem tërësiht i hapur. Sikundër mbetem i vendosur për ndryshimet respektive në skuadrën zgjedhor për të hequr çdo lloj presektutimi me ligj të forcave të tjera politike”.
Akuzat e kryetarit të PS-së mbi procesin, kryeministri i cilësoi të pa baza, referuar dhe nga vendimet që dha KQZ apo kolegji zgjedhor.
Sali Berisha: “Zoti Rama e numëroi dhe rinumëroi Beratin dhe gjeti aty 0 argument dhe provë për t’jau paraqitur KQZ-së apo gjykatës së vendit. Edhe ne numëruam ndonjë pjesë po gjetëm zero argumenta për t’ja paraqitur ndokujt, dhe çka u bëtë nderë mandateve tuaja sot është se secili prej jush ka marrë një mandat të votuar nga të gjitha anëtarët e KQZ-së 7-0. Edhe njëherë dua t’i theksoj. Çdo provë që të ketë për secilin nga të liruarit ta paraqes para gjykatës dhe të mbahet qëndrimi më i rreptë”.
Gjatë fjalës së tij Berisha i ripërsëriti ftesën opozitës të vij në kuvend duke e garantuar paralelisht për bashkëpunim.
Sali Berisha: “Uroj dhe shpresoj që PS të zërë vendin e veta në parlament. Unë e garantoj opozitën se do të bashkëpunoj me frymë të hapur konstruktive se zëri i saj do dëgjohet dhe se ajo do jetë sëbashku me mazhorancën bashkautorë e reformave të mëdha që do të çojnë Shqipërinë me shpejtësi drejt BE-së”.
Por kryeministri foli dhe për qeverinë përbërjen e së cilës së bashku me programin do duhet ta paraqes brenda 10 ditësh nga mbledhja për herë të parë e kuvendit. Këtu Berisha duket se ka hasur në shumë vështirësi pasi si kundër tha i duhet të zgjedh mes shumë personaliteteve të partisë që drejton.
Sali Berisha: “Kam krijuar kabinete gjatë karrierës politike, kësaj here për zgjedhjet e kam më të vështirë se asnjëherë tjetër, se kurrë ndonjëherë nuk kam patur përpara, t’jem i hapur me ju personalitete kaq të shumta të cilat meritojnë plotësisht të ulen në karrigen e ministrit, por natyrisht kërkoj mirëkuptimin e gjithsecilit”.
Fjalimin e tij në grupin kuvendor kryeministri Sali Berisha, e shfrytëzoj për të garantuar dhe të 17 partitë aleate për bashkëqeverisje, kjo në proporcion me kontributin gjithsecilit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi