Krerët e 27 vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian i kanë hapur rrugë planit të shpëtimit për ekonominë evropiane. Të mbledhur në një takim në Bruksel, 27 liderët miratuan paketën prej 200 miliardë eurosh, që do të shërbejnë për shpëtimin e sektorëve ekonomikë si ndërtimi dhe industria e automjeteve.
Paketa në fjalë e cila është masa e parë e përbashkët e bllokut përbën 1.5 % të prodhimit të brendshëm bruto të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas kryeministrit britanik Gordon Brown çdo shtet ka rënë dakord për ti dhënë udhë fondit dhe se vendet anëtare morën një vendim unanim për ti dhënë fund gjendjes aktuale.
Gjatë një konference për shty krerët e bllokut evropian bën të qartë se askush nuk do të ndërhyjë në politikat e brendshme dhe individuale, pavarësisht komenteve që mund të jenë bërë deri tani rreth kësaj çështjeje. Ata sqaruan se kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga recensioni që ka përfshirë vendet e eurozonës.
27 krerët e bllokut miratuan po ashtu dhe një paketë për ndryshimet klimaterike. Ligjet miratuara nga Brukseli parashikojnë reduktim të emisioneve në natyrë në masën 20% në vitin 2020. /tvklan.al