Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerësoi të martën se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile ndërkohë që u vlerësua si i suksesshëm edhe vlerësimi i institucioneve të sigurisë, forca e sigurisë së Kosovës, Policia dhe agjencia e Kosovës për inteligjencë e kreu i qeverisë Hashim Thaçi tha se sukses tjetër në këtë periudhë është dhe demokracioni i vijës kufitare me Maqedoninë derisa përpjekjet për bashkëpunim me vendete tjera do të vazhdojnë edhe më tutje.
Hashim Thaçi: “ Me shtetet përreth jemi duke punuar maksimalisht në veçante me Malin e Zi me Shqipërinë dhe Maqedoninë në koordinimin e angazhimeve të përbashkëta për standardet që janë edhe për shtetin tonë edhe për shtetet rreth, për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimet evropiane.”
Kryeministri Thaçi pati rastin të flas edhe për procesin zgjedhor të cilin e cilësoi si të suksesshëm deri më tani.
Hashim Thaçi: “Jam shumë optimist, konstatoj se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ as ndonjë qasje që do të mund ta priste ndokush kështu që për të mirë janë befasuar edhe ata që kanë pritur që nuk do të shkojë procesi mirë.”
Sipas tij m ëe rëndësishme në këto zgjedhje është pjesëmarrja e madhe e komuniteteve me pakicë që Thaçi mendon që do të shënojë rekord./tvklan.al