Komisioni parlamentar i medias priti sot sugjerimet mbi projektligjin për shtypin nga ekspertë të Këshillit të Evropës. Kryetari i komisionit Musa Ulqini kërkoi sugjerime mbi disa pika, si transperncën e pronësisë, transparencën e fondeve që përdoren në median e shkruar, pavarsinë editoriale, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe enteve publike, respektimin e privatësisë së qytetarëve, aksesin në informacion dhe mbi sanksionet.

Një prej përfaqësuesve të Këshillit të Evropës Palk Tolerson u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane. Ai tha se në disa vende të Evropës mungon një ligj enkas për median, por ai është pjesë e legjislacionit në tërësi. Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar Kiço Blushi tha se duhet sqaruar raporti midis botuesit dhe kryeredaktorit.

Kiço Blushi: “Në qoftë se botuesi është një biznesmen, nuk merret përditë edhe fizikisht nuk merret dot dhe nuk duhet të merret me politikën dhe me botimet, qoftë edhe të paskatësive ose të materialeve që vijnë. Këto janë përgjegjësi të kryeredaktorit dhe me ligj përgjegjësia editoriale në këtë ligj duhet t’i lihet kryredaktorit.”

E ndërsa zoti Mark Marku pedagog në Fakultetin e Gazetarisë shtoi se më parë duhet të kemi transparencë të institucioneve dhe pastaj një ligj për shtypin. Sipas tij, ky ligj gjithashtu nuk garanton të drejtat e gazetarëve, sipas kodit të punës. /tvklan.al