KQZ ka rrëzuar me shumicë votash 4 me 2 ankimimin e PS për qarkun e Beratit. Komisioni argumentoi se kërkesa e selisë rozë nuk është e bazuar në ligj.
Arben Ristani: “Morëm dhe pretendimet përfundimtare të palëve, dëgjuam dhe anëtarët e komisionit për mendimet e tyre atëherë hedhim në votim kush është dakord. Unë propozoj që kërkesa e PS të rrëzohet si e pabazuar në prova dhe në ligj sigurisht. Kush është dakord për këtë? 4. Rrëzohet si kërkesë, kundër më falni? 2. Rrëzohet kjo kërkesës.”
Në votim morën pjesë vetëm 6 anëtar të tij pasi nënkryetarja Subashi u largua më parë pas një debati me përfaqësuesin ligjor të PD zotin Njazi Kosovrasti.
Njazi Kosovrasti: “Në detyrimet ligjore të një anëtarë të një komisioni qendror të zgjedhjeve zoti kryetar janë dy nene shumë të rëndësishëm dhe unë po jua kujtoj zonjës Subashi dhe kujtdo tjetër që do të guxojë të veprojë ne kundërshtim me ligjin. Sipas nenit 13 pika 4 jeni betuar të tregoni profesionalizëm në këtë tavolinë. Sipas nenit 17 pika 2 ligji ju detyron … mos në ndërprit.”
Dëshira Subashi: “Mos më kërcëno, ju lutëm zoti kryetar të ndërprisni mbledhjen sepse është e dyta herë që përfaqësuesi i PD më kërcënon në detyrën time.”
Arben Ristani: “Nuk ka kërcënim është duke referuar ligjin.”
Njazi Kosovrasti: “Po i referohem ligjeve.”
Dëshira Subashi: “Ka detyrimin ti për përmbahet objektit të shqyrtimit të ankimit. Ai s’ka të drejtë të më thotë mua që jam apo s’jam në kundërshtim me ligjin.”
Njazi Kosovrasti: “Po do ta them dhe do ta them ju pastaj vazhdoni ashtu si ti mendoni gjërat. Zonja Subashi nuk ka qejf ti dëgjojë fjalët mia këtu dhe unë e kuptoj shqetësimin e saj, mund ti dëgjojë në korridor.”
Më herët KQZ miratoi në mënyrë unanime tabelat përmbledhëse. Në kutitë problematike të numëruara një ditë më parë rezultoi se koalicioni Bashkimi për Ndryshim kishte 2174 vota dhe koalicioni i djathtë Aleanca e ndryshimit 1468 vota. Sipas këtyre rezultateve për qarkun e Fierit mandatet ndahen 9 PS, 6 PD dhe 1 për LSI./tvklan.al