Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi një sërë projektesh të rëndësishme në industri, energjetikë, turizëm me vlerë prej disa miliard euro.

Kështu u miratua masterplani për zhvillimin e integruar të Porto Romanos, e cila do të njohë një zhvillim të ri edhe falë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Duke e cilësuar zonën me një rëndësi të madhe industriale ajo çfarë theksoi kryeministri Berisha në cilësinë e kryetarit të KRTRSH është ruajta e parametrave mjedisore.

Sali Berisha: “Nuk kemi asnjë paragjykim, është me qymyr, është me gaz, është me naftë le të jetë ç’të jetë e rëndësishme është që të mos mund të prodhojë ndotje që nuk e përmban standardi. Kemi një zonjë shumë të rëndësishme turistike, kemi një qytet kryesor të vendit. Në mënyrë absolute anti-globaliste nuk do mund të diktojë asgjë, përfaqësojnë thjesht interesa të mafies dhe aspak të qytetarëve. Por duke patur asnjë ndjeshmëri ndaj veprimit dhe përfaqësimit që ata bëjnë ruajmë ndjeshmërinë maksimale ndaj interesave të qytetarëve.”

Në Shqipëri do të nderohet edhe hoteli i parë Hilton. KRTRSH miratoi lejen për sheshin e ndërtimit shume pranë aeroportit Nënë Tereza ose 12 km larg Tiranës. Kjo për kryetarin e qeverisë përbën një ngjarje të madhe për vendin. Por këtu Berisha shigjetoi kundërshtarin e tij politik Edi Rama në pozicionin e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Edi Rama: “Ngjarje shumë e rëndësishme, natyrisht duhet të jemi të qartë se sa të jetë ky kryetar bashkie shkolla dhe hotele në këtë qytet nuk mund të ndërtohen, këto dyja janë të dënuara të dalin jashtë, por fatmirësisht që në periferi ka zona shumë të bukura dhe instalohen. Se nuk len Koçoja me këtë Fidelin  dhe Editin, nuk lan kurrsesi të ndërtojnë.”

Në fakt mbledhja u shoqërua në disa raste me batuta në adrese të kryebashkiakut Rama. Sikundër ndodhi gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të produkteve blegtorale në Pezë.

Sali Berisha: “Ujin ku e merrni aty? Ka rëndësi të madhe se e kemi kryetarin aty afër dhe këtë 4 vjeçar  e ka kryesisht në komunë me sa duket.”

Në rastin e miratimit të planit urbanistik të lagjes Qesarak, komuna Dajt, kryetari i qeverise akuzoi kryebashkiakun Rama për ngushtim të hapësirave për argëtimin e fëmijëve. Kryeministri theksoi se KRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik që nuk përcakton këndin e lojërave  për fëmijët.

Sali Berisha: “Çdo plan, gjithçka nuk vjen në KRTRSH pa patur të përcaktuar territorin e lojërave për fëmijë. Shembulli më i shëmtuar, më i keq është Tirana në të cilën fëmijët fatin më të madh mund ta kenë të shkojnë të dalin tek liqeni, por nuk kanë një park të vërtetë lojërash.”

Mbledhja e qeverisë miratoi katër projekte për ndërtimin e HEC. Ai i Ashtës në Bushat me kapacitet të përgjithshëm 48 MW. Si dhe tre qarkun Dibër , Lura 1, 2 dhe tre.

Sali Berisha: “Jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë vend që të shfrytëzojë çdo burim ujor për prodhim energjie, çdo sistem vaditje kur është e mundur për prodhim energjie, çdo ujësjellës kur është e mundur për prodhim energjie dhe një shembull tipik është ky projekt.”

Nga projektet për turizmin me rëndësi ishte ai mbi studimin urbanistik të zonës Radhimë-Orikum.

Sali Berisha: “Ky studim mishëron plotësisht vizionin e qeverisë sime për zhvillimin e turizmit. Vizion i cili synon zhvillimin në Shqipëri të një turizmi që përjashton gabimet e vendeve të tjera. Të një turizmi që udhëhiqet nga njeriu dhe jo babëzia e tij.” …/tvklan.al