Në prag të sezonit turistik, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi mblodhi Task-Forcën e Turizmit në Velipojë. Ai tha se ndarjet e plazheve duhet të jenë gati brenda muajit Maj, në mënyrë që të mos përsëritet situata e viteve të shkuara me ndërhyrjen e policisë.
“Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcaktoi se duhet të jemi shumë më përpara në ndarjen e plazheve, kontroll do të jetë në sezon, por para se të merren lejet e operatorëve. Nuk do të lejohet të ketë një operator, pa vendosur një orar plazhi pa siguruar pastërtinë dhe pa ndarë një dakortësi me kryetarin e bashkisë, për mënyrë sesi do të funksionojë stacioni i plazhit”.
Ministri Klosi kërkoi nga operatorët tursitikë të zbatojnë të gjitha rregullat për një vit të suksesshëm turistik si ai i vitit 2018.
Tv Klan