Princit William i është dhënë një rol i ri nga Mbretëresha e Anglisë, pak ditë pas lajmit se Harry dhe Meghan u larguan drejt Kanadasë për një jetë të re.
Duka i Kembrixhit është bërë Komisoner i Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë, rol ky që i është dhënë nga gjyshja e tij.

Duket se vendimi i vëllait të tij për t’u larguar, në një farë mënyrë i ka hapur rrugën 37-vjeçarit që të marrë role dhe detyra edhe më të rëndësishme në Mbretëri.

Ndërkohë Harry pak ditë më parë në një deklaratë publike, u shpreh se ai dhe Meghan e djali i tyre, do të bëjnë një jetë të thjeshtë larg roleve mbretërore, edhe pse do të jenë gjithnjë pjesë dhe mbështetje për Pallatin. /tvklan.al