Mediat britanike kanë bërë me dije këtë pasdite se një nga punonjësit e stafit të Pallatit Mbretëror ka rezultuar i prekur me koronavirus.

Sipas “Mirror”, stafi dhe personat që kishin pasur kontakt me të, janë vetë-izoluar ndërsa mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj janë larguar për në kështjellën Windsor duke u distancuar.

Me një staf të kufizua që do t’i shërbejë asaj dhe Princit 98-vjeçar, ata do të qëndrojnë për një periudhë të gjatë në këtë pronë të familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse Mbretëresha pa pasur apo jo kontakt me të infektuarin, megjithëse deri më tani raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë. /tvklan.al