Përforcimi i 1 300 metrave argjinaturë në ishull Shëngjin të Lezhës ka shtuar sigurine e banorëve, por edhe strukturave lokale për mbrojtjen nga përparimi i detit.
Drejtori i Bordit të Kullimit, Luigj Frangaj thotë se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, pas rivënies në funksionim të plotë të hidrovorit dhe kolektorëve.
Operacionit për përballimin e situatës i janë bashkuar dhe biznese të zonës, të cilët kanë ndihmuar me mjete dhe punë në terren.
Lezha është përfshirë së fundmi në një projekt të PNUD-it, i cili parashikon marrjen e masave për përballimin e fenomeneve natyrore, që mund të krijohen si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Tv Klan