U detyruan të lënë plazhet dhe kanë dalë të protestojnë banorët e shtetit të Kalifornisë në SHBA. Madje vendimi për mbylljen e plazheve nuk është respektuar nga shumë banorë duke kundërshtuar urdhrat e qëndrimit në shtëpi me argumentin se duan të marrin ajër të pastër.

Në fakt duket se ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, kalifornianët nuk detyrohen të paguajnë për çadra e shezlone ngjitur me njëri-tjetrin, por edhe kjo nuk ka funksionuar që të zbatojnë rregullat e Covid-19.

Një pjesë e protestuesve u kanë rënë borive të makinave duke pretenduar se po qëndrojnë të sigurt brenda automjeteve të tyre duke bërë thirrje për rihapjen e “shtetit të artë”. Gjatë një proteste të ngjashme që u zhvillua edhe më 20 Prill, qindra demonstrues ishin pa maska, doreza apo në distancim shoqëror.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se ai kishte urdhëruar që të mbyllen plazhet në pjesën jugore të shtetit, pasi turmat injoruan udhëzimet e shëndetit publik duke u dyndur në bregdet.

E gjithë kjo situatë ndodh pasi në kryeqytetin e shtetit të Kalifornisë, Los Angeles, u njoftua rritja më e madhe ditore e rasteve të reja me Covid-19. Los Angeles po ofron teste për koronavirusin falas për të gjithë banorët, pavarësisht nëse ata shfaqin apo jo ndonjë simptomë.

Deri më tani, vetëm punojësit e shëndetësisë dhe ata që shfaqin simptoma të renda të Covid-19 mund të merrnin teste. Pas shembujve të suksesshëm në disa vende të botës, si Koreja e Jugut dhe Gjermania, me bërjen masive të testimeve, tani e tutje testimi në Kaliforni do të jetë falas dhe do kryhet për të gjithë banorët. 

Deri më tani ndiqej strategjia e testimit të personave me simptoma, ndërkohë që në Los Angeles numëron 48.000 të prekur dhe 1900 të vdekur nga COVID-19. 

Klan Plus