Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Mbyllet zyrtarisht në Tiranë edicioni i 6-të i festivalit muzikor ndërkombëtar “Në tingujt e vendeve”. Në këtë edicion mori pjesë dhe Shqipëria, e përfaqësuar nga tre grupe artistësh që përcollën tre shfaqe të suksesshme.

Ky festival solli nota të muzikës klasike dhe moderne në qytetet Durrës, Shkodër, Vlorë e Tiranë. Kjo iniciativë që zgjati tre muaj kishte për qëllim promovimin e turizmit kulturor, traditave, antikitetit, nëpërmjet muzikës. U dhanë 67 koncerte, ku interpretuan 328 artistë.

Ky projekt ndërkombëtar kishte për qëllim bashkëpunimin mes vendeve të Adriatikut në kulturë, muzikë, turizëm e tregti./tvklan.al