Rreth 28 mijë maturantë kanë dhënë provimin e dytë të maturës shtetërore, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. Edhe në këtë provim, pak minuta pas nisjes së provimit teza nisi të qarkullonte në rrjete sociale.
Rreth orës 10 e 8 minuta në rrjetet sociale doli varianit A i tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa gati një orë më vonë doli dhe varianti B. Dalja e tezës tashmë është një proces që shoqëron çdo provim mature prej disa vitesh.
Ministria e Arsimit në një reagim publik tha se dalja e tezës pas nisjes së provimit nuk e cenon procesin e maturës. Ndërsa vetë maturantët thonë se kjo nuk ndodh në shkollat e Tiranës.
Sipas maturantëve në test ishin të gjitha shkallët e vështirësisë.
Maturantët kanë dhënë dy nga katër provimet që ka matura shtetërore. Më18 Qershor kanë provimin e matematikës, ndërsa provimin e lëndës me zgjedhje e kanë më 24 qershor.
Klan News