Pushuesit dynden në Vlorë
Ky fillim Gushti duket se ka sjellë ndryshim për sezonin turistik në Vlorë. Që prej orëve të para të mëngjesit u pa një fluks më i lartë turistësh në plazhe.
Edhe trafiku i krijuar në rrugët e qytetit ishte një tjetër tregues se pushuesit janë më të shumtë, krahasuar me muajin që lamë pas.
Bregdeti i Jonit këtë vit po mbështetet tek turizmi patriotik, me turistë shqiptarët e Kosovës, apo edhe shqiptarët rezidentë në shtete të ndryshme të ardhur për të kaluar pushimet këtu.
Disa prej tyre kanë rezerva për çmimet, shërbimin apo dhe pastërtinë e plazheve. Njësitë hotelierë në Vlorë në fillim të muajit Gusht janë në kushtet e mbijetesës, ku gjatë fundjavave prenotimet në to kapin kuotën e 50%, ndërsa gjatë ditëve të javës prenotimet janë në kuota minimale, afro 20 %, krahasuar me një vit më parë.
Tv Klan