Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarjet të mundshme kriminale, ndërsa ka arrestuar një 33- vjeçar të armatosur sapo hyn në një restorant.
Burime nga Policia njoftojnë se në lagjen nr. 13 në Durrës, shtetasi nga Kavaja me inicialet L. B., po hynte në një restorant ndërsa nën xhup mbante të fshehur një armë zjarri kallashnikov.
Pas veprimit të menjëhershëm nga uniformat blu, ai është arrestuar pa shkaktuar asnjë dëm, ndërsa rezulton se ky person ka pasur edhe më herët precedent penal në fushën e narkotikëve si dhe për dhunë në familje. /tvklan.al